imageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimageimage

MISIONI JONË

ALUMINKA është formuar që të jetë më e mira në biznesin e përpunimit të konstruksioneve me material të aluminit për dritare dhe dyer. Kompania u rrit nga fillimi i saj dhe deri tani është bërë lider i kësaj veprimtarie. Filozofia jonë është e thjeshtë që të bëhemi më të suksesshmit në atë që e punojmë, pavarësisht se për cfarë lloji të përpunimit bëhet fjalë. Mënyra se si punojmë në firmën tonë është kujdesi për klientët tanë, për prodhimet që punojmë që në fund dita jonë dhe e juaja të jetë productive dhe e suksesshme. Misioni jonë është të jemi më të mirët në këtë biznis!

Kur do ta shikoni organizimin tonë menjëherë do të kuptoni se duhet dhe e kemi patjetër që të kontrollojmë cdo proces të përpunimit të prodhimit final. Kualiteti i prodhimit për ne është më i rëndësishëm , dhe pikërisht për këtë po i përcjellim brendet botërore dhe përkryerjen e përpunimit të prodhimit final. Kemi një numër të madh të inovacioneve dhe motiveve dhe këto janë kryesisht faktorët që na bëjne të vazhdojmë më tutje, të zgjerojmë dhe përmirësojmë kuadrin e ALUMINKËS, dhe gjithashtu duke parashtruar pyetjet se si mundet prodhimi final të përpunohet më së miri, më së shpejti dhe me kualitet të lartë dhe cmim të volitshëm.

Gjatë dizajnimit dhe modelimit të produkteve tona gjithmonë përkujdesemi që produkti jonë që të jetë sa më i mirë dhe praktik në cdo pikëpamje, në mënyrë që të jenë të kënaqur të dyja palët ne si firmë dhe ju si blerës, për shkak të kësaj ofrojmë garancion më të gjatë për produktet tona me qëllim që komitenti jonë të jetë më i kënaqur. 

Kualiteti dhe cmimi është ajo që na dallon nga të tjerët, gjithkush që ka provuar nga produktet tona  dhe ato të konkurencës mundet ta vërejë dallimin dhe të dëshmojë për kualitetin, me këtë e vërteton gjithë atë që e promovojmë ne. Jemi krenar me biznesin tonë, krenar jemi edhe me klientët tanë si dhe me të punësuarit tonë. Për cdo problem që keni pasur deri tani mundeni të na kontaktoni neve dhe t’ua ofrojmë zgjidhjen ideale për problemin tuaj. Kur do të bleni product nga ne ai do të jetë i padiskutueshëm në cilësinë e vet dhe nuk do të keni nevojë për ta ndërruar. Po ua lëmë që puna të flet për ne, ndërsa komplimentet e klientëve tanë janë marketing më i mirë i yni.